8.88 milionë dollarë për suvanë e Ministrisë së Jashtme

512
Gazeta “Telegraf” zbardh sot tekstin e plotë që Emiratet e Bashkuara Arabe i dërgon Ministrit të Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani, për miratimin e kredisë së butë të kërkuar nga qeveria shqiptare, për resaturimin e godinës së Ministrisë së Pumëve të Jashtme të RSH. Ky teks i miratimit të kredisë së butë nga Emiratet e Bashkuara Arabe është dërguar në datën 16 tetor 2014, me numër ref. 1659 dhe në tekst shpjegohen se Emiratet e Bashkuara Arabe e jep këtë ndihmesë për restaurimin e godinës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, sipas kërkesës për ndihmë nga qeveria jonë dhe shpjegon se kjo kredi e butë, do të jetpet me 4 % interes dhe do të shlyhet nga qeveria shqiptare, për 25 vjet. Në shkresë bëhet me dije se fillimi i pagesës së kredisë nga pala shqiptare do të bëhet pas 3 vjetësh. Përqindja e vogël e kredisë, në masën 4 %, afati i shlyerjes në 15 vjet dhe fillimi i pagesës së kredisë pas 3 vjetësh, përbëjnë atë që quhet “kredi e butë”. 
Ish Kryeministri Berisha: Shpenzime luksi nga ministrat
Dje në parlament, ishkryeministri Berisha akuzoi pasardhësin e tij, Edi Rama se ata marrin borxhe për të shpenzuar për luksin e tyre, derisa do të japin për restaurimin e suvasë së godinës së ministrisë së Jashtme, 8,88 milionë dollarë, kur ndërkohë, me këtë shumë, mund ta ndërtojnë nga themelet 2 herë këtë godinë. Berisha: “Të dhënat e fundit tregojnë se ministri i Financave i ka dërguar një shkresë, fondit të Abu Dhabit ku i kërkon kërkon 8.8 milionë dollarë për të rifreskuar Ministrinë e Jashtme, me kaq ndërtohet nga e parë dy herë. E kuptoni ku e kanë mendjen, tek luksi dhe zyrtar e tyre”.
Kryeministri Rama: Është ndihmë e jo kredi
Kryeministri Rama, në replikë me ishkryeministrin Berisha në Kuvend, e mohoi se kjo shumë e dhënë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, është kredi, por, ajo është një ndihmë e dhënë tërësisht falas nga miqtë arabë, për të rifreskuar godinën e ministrisë së Jashtme, ngaqë ata e panë në gjendje të mjerueshme dhe u erdhi …keq. Kryeministri Rama replikoi me Berishën nga podium i parlamentit: “Kur erdhën për vizitë te ne, miqtë arabë dhe panë godinën e kryeministrisë, mbetën të kënaqur, ndërsa për godinën e ministrisë së Jashtme, duke e parë në atë gjendje të mjerueshme, na thanë përse nuk e restaurojmë. U thamë që kemi mungesë fondesh, dhe u thamë, nëse mund të na ndihmojnë. Ata menjëherë, na thanë, se do t’ju ndihmojmë dhe na akorduan shumën. 
8.88 milionë dollarë vetëm për suvanë e godinës së MPJ?!
Së pari, deri tani, asgjë nuk është publikuar për këtë shumë që do akordohet nga qeveria jonë për restaurimin e godinës së MPJ dhe as ndonjë tender është organizuar. E dyta, si ka mundësi që për suvanë dhe bojatisjen e godinës së MPJ të jepen 8.88 milionë dollarë$? Duke marrë parasysh edhe koston reale në ditët tona të ndërtimit, me 8.88 milionë dollarë $ ndërtohet 2 herë godina e MPJ. Atëhere, cili është ai që ka bërë koston e restaurimit? Së treti, përse kryeministri e cilësoi “ndihmesë falas” kredinë e butë, me 4 % interes për 15 vjet shlyerje? Së katërti, a nuk janë shpenzime luksi kjo kredi 8.88 milionë për suvanë e fytyrës së godinës së MPJ, kur ndërkohë, qeveria heq nga skema e ndihmës ekonomike e sociale mijëra familje? Kur qeveria, duke zbatuar kushtet e FMN, në bazë të kredisë që ka marrë, shkurton vendet e punës në administratën publike, shkurton buxhetin për Arsimin, për Shëndetësinë, shkurton buxhetin e investimeve publike dhe nuk rrit asnjë qindarkë pensionet e ulta?
Sigal