72 vjetori i Çlirimit, Rama dhe Meta vendosin kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve

513
Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë vendosur sot kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e 72 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Sigal

Sipas protokollit të Shtetit, fillimisht ka qenë kreu i Kuvendit, ai që ka vendosur kurorën dhe më pas kryeministri.

Ne ceremoni nuk ka marre pjese Presidenti Bujar Nishani, por Presidenca eshte perfaqesuar me Shefin e Kabinetit, Olsi Lafe.

Por edhe këtë vit, ashtu siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit, disa nostalgjikë të Enver Hoxhës kanë nxituar të jenë të parët në Varrezat e Dëshmorëve, por janë penguar nga Garda e Republikës.

Ata nuk janë lënë të hyjnë derisa të mbaronin nderimet krerët e shtetit.