71 bimë narkotike mbi shpellën Krastë, ende asnjë i arrestuar

521
Gjatë kontrollit të ushtruar në kuadër të aksionit kundër mbjelljes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 71 bimë narkotike të llojit “Cannabis sativa”.

Mësohet se sasia e drogës u gjet në mbi shpellën Krastë, në një zonë të pyllëzuar. Nuk ka ende asnjë të arrestuar për sasinë e drogës, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Detaje të policisë:
Në kuadër të planit të veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, më datë 18.06.2017, gjatë kontrollit të ushtruar mbi shpellën Krastë, në një vend të pyllëzuar u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies:

• 71 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Kultivimi I bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284/1 të Kodit Penal.
Sigal