64-vjeçari kërkon ndihmë, s’ka të ardhura t’i shërbej vajzës së sëmurë

660
Sigal

SARANDË/ Bajko: Më jepnin sipas ligjit 9 mijë lekë si shoqërues i vajzës së pa aftë, por prej disa muajsh ma hoqën

Agim Bejko, është 64 vjeç, është nga Konispoli dhe jeton në fshatin Çiflik, në kufijtë administrativ të Bashkisë së Konispolit. Pas shumë përpjekjesh e shpresës që po vonon, e kupton se ka mbetur në varfëri, e mbi të gjitha i vetëm për të ndihmuar vajzën e sëmurë që në lindje… I duhet që të kujdeset çdo tast për ‘të, por dhe duhet të siguroj të ardhurat për bukën e gojës. Dhe një shumë simbolike që i takon me ligj si shoqërues i vajzës, me një urdhër absurd, i është hequr.. Mbushet me frymë dhe psherëtin thellë si për të nxjerrë prej gjoksit dhimbjen shpirtërore që e mundon prej 24 vitesh, psherëtin dhe  lotët i kullojnë faqeve të rreshkura nga mosha e hallet, nga dhimbja shpirtërore që  s’i  ndahet. Herë pas here ngrihet e shkon në dhomën së vajzës së tij 24 vjeçare, Ornelës, që rënkon qysh prej lindjes së sajë e deri më sot. Ka lindur me defekte fizike dhe mendore dhe nuk mund të kryej asnjë shërbim vetes së sajë, pa për lëvizje të tjera as që bëhet fjalë.

RRËFIMI I DHIMBSHËM

Agimi tregon se ka 24 vite që vuan së bashku me fëmijën e tij, jo vetëm shpirtërisht, por edhe ekonomikisht. Ku nuk ka trokitur, por dyert kanë qenë të mbyllura për të marrë edhe kjo krijesë, që fati nuk e favorizoi të qe e zonja e vetes, atë ç’ka ligji përcakton për këtë kategori autikësh në bazë të ligjit për paraplegjikët. Por shurdhëri kudo. Eh,-psherëtinë Agimi, i ati vajzës,-as lekët e bebelinave nuk na japin. Merrnim edhe 9 mijë lekë për shoqërim të vajzës, sipas ligjit, edhe ato na i ndërprenë. Është urdhër i ministrit, na thanë në bashki. Nuk kam ç’bëj, rri vetë me vajzën. Gruaja shkoi të punojë në Greqi. Se morëm dhe ca lek e mbollëm mandarina, të fuqizojmë ekonominë se mjaft vuajmë me të tjerat që zoti na bëri risk. Iu futa kësaj iniciative se dëgjuam se ka subvecione nga shteti, dhe mora hua me besim dhe shpresë se do ti laj nga subvecionet. Por fati i keq na ndjek. Nuk është e thënë të më qesh buza,jo. Subvecione nuk më dhanë, po disa morën. Mua më thanë kur të të vijë radha. U bënë vite e radha nuk po vjen.

DHIMBJA PËR VAJZËN

Në vazhdim, ai rrëfen dhimbjen për vajzën e sëmurë dhe pamundësinë për ti kryer shërbimet minimale… “Megjithëse nuk jam marrë kurrë me politikë, më quajnë komunist dhe nuk më dhanë lekët e subvecionit që akordon shteti, as lekët për vajzën e sëmurë nuk mi dhanë. Jam sfilitur e kam humbur ç’do shpresë. Siç e shikoni kjo është gjendja. A është për gjë ky njeri? Ata ta bëjnë mirë, pa unë nuk dua asgjë. Nuk e kuptoj këtë qëndrim mospërfillës nga institucionet shtetërore dhe punonjësit e tyre”,-shton Agim Bejko. Kështu shprehet Agim Bejko, shpresëhumbur ,ndërsa ne largohemi duke e lënë përsëri mes rutinës jetësore ,të dhimbshme e mospërfillëse për trajtimin e kësaj vajze 24-vjeçare.