613 kg kokainë në Durrës, porositës edhe grupe kriminale nga Kosova

597
Pesë subjekte të importit të bananeve kaluan në sitën e organeve të hetimit deri në sekuestrimin e 613 kg kokaine në Portin e Durrësit.
Ka dyshime se pjesa më e madhe e kokainës do të tregtohej në Gjermani e Zvicër.
Para se të mbërrinte deri te kontenieri me 613 kg kokainë, kontrolli policor e doganor në portin e Durresit kaluan në sitë pesë subjekte te dyshuara, të cilët trasnportonin banane nga vendet e Amerikës Latine.
 Organet ligjzbatuese Shqiptare ishin informuar nga partnerët që në datën 17 janar për mberritjen e një sasie kokaine së bashku me një ngarkesë bananesh.
Ky sinjalizim vuri në alert policinë, prokurorinë dhe autoritetin e doganës në Portin e Durrësit.
Mbi një muaj pas marrjes së sinjalizimit për kokainën që do të mbërrinte në Durrës, konkretisht më 19 shkurt, një ngarkesë me banana që vinte nga Ekuadori është kontrolluar imtësisht.
Por nga kontrolli nuk u zbulua asgjë e dyshimtë. Më pas, nga te dhënat e agjensive te huaja u saktësua se droga ishte nisure nga Kolumbia dhe porositësi ishte Arbër Çekaj, administrator i firmës Arbri Garden.
Burime nga grupi hetimor pohojnë për ABC News, se droga kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin. Gjithashtu, ka dyshime se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për te cilën porositës dyshohet se janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e Kokainës. Nga sistemi TIMS, u zbulua se, menaxheri i kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, vetëm në një muaj, kishte udhëtuar 6 herë në drejtim të Kosovës me dy automjete të ndryshme. Prej datës 28 shkurt, ku edhe u sekuestrua kokainë në komapaninë “Arbri Garden” me qendër në Maminas, administratori i saj, Arbër Çekaj vijon të jetë në arrati
Sigal