613 kg kokainë në banane/ “Po presin me firmos,” “Anti narkotiku..”, zbardhet biseda mes Arbër Çekaj e Donaldo Lushaj

502
Sigal

Një bisedë e përgjuar mes biznesmenit Arbër Çekaj dhe të pandehurit Donaldo Lushaj, është një tjetër provë me të cilën Prokuroria për Krime të Rënda, ka implikuar ata në trafikun e sasisë rekord të kokainë gjetur në kontenierët me banane.

“Edhe pse jashtë Shqipërisë, i pandehur Arbër Çekaj gjatë kohës që kontenieri mbahej në doganën e Durrësit, mbante komunikime të shpeshta dhe i shqetësuar me të pandehur tjetër Donaldo Lushaj,” thuhet në dosjen e prokurorisë, ku më poshtë është transkriptuar biseda mes dy të pandehurve.

A: Çfarë po bëni. Me kënd je aty

D: S’kanë gjë në dorë këta

D: Po presin me ardh nga Tirana

A: kush ka në dorë

D: Me tosin jam

A: Me ardhë pse a e kontrolluan

A: Ai që fola me të tha jam nga Tirana

D: po po me firmos procesverbalin ata që ishin nën kontroll

D: Ata po presin që fole ti

A: Anti narkotiku

D: Me ardh me firmos

A: Po a janë normal pse ikën pa firmos

A: Kush jau ka numrat

A: Nuk është Arlindi

D: Jo ka ik Arlindi se një herë thanë mbaruan

D: Se di është e ngatërrume

D: Vec po flasim kur të shkoj te puna

Referuar kësaj bisede, Prokurori Kondili shkruan në dosje se shqetësimet e dy të pandehurve lidhen me “Antinarkotikun”, me kontrollet që lidhen pikërisht me lëndët narkotike.