Policia italiane e Pratos ka vënë në pranga 5 shqiptarë pas gjetjes së një sasie prej 6.3 kilogramësh kokainë dhe mijëra eurosh valutë cash.
Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Sesto Fiorentino, ku fillimisht janë arrestuar dy shqiptarë. Por policia e ka vijuar këtë mëngjes operacionin duke gjetur dhe pjesën tjetër të kokainës së fshehur nga shqiptarë.
Mbrëmjen e djeshme autoritetet gjetën në një bodrum mbi 3 kilogramë kokainë, ndërsa këtë mëngjes është sekuestruar pjesa tjetër e sasisë së kokainës.
Në total u arrestuan 5 trafikantë shqiptarë. Media locale ende nuk ka bërë të ditur emrat e shqiptarëve të prangosur.