59 vjet burg për trafikantët, Ambasada e SHBA-ve: Drejtësia dha drejtësi

533
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë një ditë pas dënimit nga Gjykata për Krime të Rënda për 5 trafikantët që kishin futur në Amerikë në mënyrë ilegale disa shtetas shqiptarë, e ka cilësuar këtë dënim si të drejtë, pasi në Amerikë kondrabandimi i emigrantëve është një krim i rëndë.
Ambasada e SHBA vijon më tej duke theksuar se këta trafikantë kanë shfrytëzuar ëndërrën e shqiptarëve dhe përmes saj kanë përfituar 15 milion dollar si të ardhura kriminale.
Një një deklaratë të shpërndarë për mediat, ajo thotë se, “Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret dënimin e djeshëm të pesë personave për kontrabandë të qënieve njerëzore.
Organizata kriminale ku ata bëjnë pjesë është përgjegjëse për hyrjen e paligjshme në Shtetet e Bashkuara të më shumë se 600 shtetasve shqiptarë gjatë periudhës së shkurtër që ishte në veprim. Ajo shfrytëzoi shpresat dhe ëndrrat e emigrantëve të mundshëm, duke i vënë ata në rrezik ndërsa siguroi mbi 15 milionë dollarë si të ardhura kriminale” vijon deklarata.
Ambasada saktëson se hetimi për këtë çështje është realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rëndadhe Byrosë për Sigurinë Diplomatike në Departamentin e Shtetit duke shtuar se SHBA do të ndjekë penalisht të gjithë ata që kryejnë krime të tilla.
“Dënimi i djeshëm është rezultari i një hetimi të përbashkët të disa agjencive nën udhëheqjen e Byrosë për Sigurinë Diplomatike në Departamentin e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe Zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara të ndjekin penalisht kontrabandistët sipas të gjitha hapësirave të ligjit amerikan dhe atij shqiptar. Përdorimi i shërbimeve të një kontrabandisti njerëzish për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara është i paligjshëm dhe vendos emigrantë të mundshëm para një mundësie të lartë shfrytëzimi dhe rreziku” përfundon deklarata e Ambasadës së SHBA në Shqipëri. 
Sigal