55 mln lekë dëm në Fakultet, Nikolla shkarkon dekanin e Mjekësisë, Hysa

480
Sigal

TIRANE – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla shkarkon nda detyra dekanin e Fakultetit të Mjekësisë, Bajram Hysa, pas shkeljeve ligjore të konstatuara nga një audit i Rekorit të Universitetit. Hysa ishte pezulluar më herët me një urdhër të rektorit Ali Rafatllari pas shkeljeve të konstatuara nga një audit i 11 Qershorit të këtij viti në këtë institucion, ku rezultoi se dekani kishte shkaktuar një dëm ekonomik në buxhetin e Fakultetit prej 55  milionë lekësh si pasojë e shkeljeve ligjore të kryera. Më herët, me një vendim të 21 Korrikut, Gjykata Administrative vendosi pezullimin e urdhrit të rektorit të Fakultetit të Mjekësisë, deri në zgjidhje përfundimtare të kësaj çështjeje.
“Në vijim të pezullimit të Dekanit Bajram Hysa nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Sportit urdhëron shkarkimin e Z. Bajram Hysa nga pozicioni i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, bazuar në propozimin e Rektoratit të UMT-së Nr. 1282 Prot., datë 10.07. 2014 dhe Raportin e Investigimit të Grupit të Investigimit të ngritur me Urdhrin e Ministrit të MAS Nr. 90, datë 02.07.2014. Shkarkimi bëhet me motivacionin: “Për shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore, të konstatuara gjatë ushtrimit të detyrës, lidhur me veprimtarinë ekonomiko-financiare, procedurave të prokurimit publik, rekrutimit dhe lirimit nga detyra të stafit akademik dhe administrativ, si dhe kryerjen e veprimeve në tejkalim të kompetencave ligjore nga dekani i këtij fakulteti”, -sqarohet përmes një njoftimi për shtyp të Dekanit të Universitetit të Mjekësisë.