5 vjeçarja pësoi vdekje klinike pasi u shtyp nga makina, rikthehet në jetë

615
Sigal

Mesditën e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në qarkun e Fierit.

Mësohet se një makinë shtypi një 5 vjeçare në Kurjan të Roskovecit.

Fëmija ka qenë duke kaluar rrugën kryesore të fshatit kur u përplas nga mjeti.

Policia fillimisht raportoi se vogëlushja humbi jetën, por për fat të mirë ajo kishte pësuar vdekje klinike.

 Pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve të spitalit Fier, vajza ka shfaqur shenja jete.

Aktualisht është duke ju nënshtruar të gjitha ekzaminimeve duke mbajtur në mbikëqyrje të vazhdueshme gjendjen e saj shëndetësore”.

Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia e lartë e automjetit.

“Në datën 30.06.2018, rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”  ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shtetasi Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale”, njoftoi paraprakisht policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.