5 të arrestuar në Lazarat, për kultivim kanabisi

668
Sigal

Janë arrestuar pesë persona në Lazarat pasi u janë gjetur bimë të kultivuara kanabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike, thotë policia.

Ja njofitmi i plotë:

Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.

Operacioni nga D.V.P. Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë   ushtruan kontroll.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;

M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;

B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.