5 momentet më pikante nga inaugurimi i Donald Trump si President

570
Ceremonia e inaugurimit të Donald Trump si Presidenti i 45 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shoqërua edhe me disa momente të sikletshme pavarësisht organizimit pothuajse të përsosur në Uashington.
Trump i tregon vendin ku duhet të ulet, bashkëshortja e injoron
Pak minuta para se të fliste për koeficientin e lartë të inteligjencës që ka kabineti i tij qeveritar, ndryshe nga kabineti i Obamës, Trump ështe injoruar nga bashkëshortja e tij, Melania Trump.
1- Ai i tregoi vendin se ku duhej të ulej Melanie, por ajo nuk është bindur duke u larguar dhe mos u ulur në vendin e treguar. Ky veprim i Melanie ka rënë në sy dhe është komentuar nga ekspertët si veprim i pahijshëm.
2 – Bill Cllinton duke admiruar vajzën e Trump, Hillary e sheh shtrembër 
Ivanka kishte zgjedhur një kostum të bardhë, i cili padyshim e bënte edhe më magjepsëse.
Kjo i ka rënë në sy edhe ish-presidentit Bill Clinton, i cili është fiksuar për disa sekonda në drejtim të Ivankës. Ndërkohë, gruaja e tij, rivale në garën presidenciale, ka vënë re hutimin e burrit të saj.
3 – Djali i Trump, i përgjumur në ceremoninë e inaugurimit të të atit si President 
10-vjeçari, ashtu si dhe në fjalimin e parë të Donald Trump pas fitores së zgjedhjeve më 8 nëntor, u duk i përgjumur dhe aspak i interesuar për atë që po ndodhte.
4 – Momenti i sikletshëm kur Michelle Obama pranon dhuratën e Melania Trump
Teksa prisnin presidentin e ri të SHBA-ve në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, dhe gruan e tij Melania, e cila kishte zgjedhur që t’i bënte një dhuratë çiftit Obama, pasi takoi Michelle i dha asaj një kuti bojë qielli. Por, Michelle pasi mori dhuratën, dhe të gjithë ishin në pritje të një fotot të të katërtave sëbashku, ajo nuk dinte se ku ta vendoste kutinë. Obama i erdhi gruas menjëherë në ndihmë, ndërsa pakon ia dha dikujt që gjendej pas tyre.
5 – Reagimi i Obama-s gjatë kritikave që i bën Trump në fjalimin e tij
Edhe pse çdo gjë dukej se shkonte më së miri, me dy familjet presidenciale që shkëmbeheshin në Shtëpinë e Bardhë, gjatë fjalimit të Trump në betimin e tij si President i SHBA-së, fytyra e Barack Obama-s dukej se shprehte disa pakënaqësi ndaj akuzave të Presidentit të sapozgjedhur.
Sigal