5 mënyra të përsosura për të zbutur ankthin

734
1. Pini çaj kamomili
Kamomili përmban apigenin dhe luteolin, dy kimikate që ju ndihmojnë të relaksoheni. Një studim i Qendrës Mjekësore të Universitetit të Pensilvanisë zbuloi se marrja e suplementeve të kamomilit për tetë javë mund të ulë ankthin. Natyrisht, nëse ndjeheni të stresuar, mund të përfitoni nga dobia e kamomilit edhe duke pirë një gotë çaj.

2. Bëni disa ushtrime frymëmarrjeje të thellë
Nganjëherë, ankthi mund të bëhet paralizues. Disa frymëmarrje të thella, deri sa mushkëritë dhe stomaku të mbushen me ajër, janë një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar tensionin. Kur ndieni sikur stresi po ju grumbullohet, dhe po djersisni, dridheni apo madje jeni në prag të një ataku paniku, këto ushtrime të frymëmarrjes së thellë mund t’ju qetësojnë dhe t’ju ndihmojnë të gjeni qendrën tuaj.

3. Ushtrohuni
Qoftë nëse preferoni ecje të shpejtë, vrapim, joga, apo të shkoni në palestër për një seancë boksi, stërvitja është një mënyrë e vërtetuar që redukton ankthin. Ushtrimet fizike pompojnë trupin me endorfinë dhe ju shpërqëndrojnë (madje ju japin edhe kthjelltësi) nga gjendja juaj. Thjesht filloni me një pikënisje të rehatshme dhe konsultohuni me një mjek, nëse e rrisni shumë aktivitetin tuaj.

4. Bëni një banjë të gjatë
Një grup studimesh zbuluan se ekspozimi i trupit tuaj ndaj nxehtësisë, mund të ndikojë pozitivisht në qarqet nervore që ndikojnë në humorin tuaj. Ndjesia e ngrohtësisë mund të ndryshojë qarqet nervore që kontrollojnë funksionin dhe gjendjen konjitive, duke përfshirë qarqet serotonergjike, përveç atyre që janë të përfshirë drejtpërdrejtë në ftohjen termoregullatore. Bëni banjë në fund të një dite veçanërisht të gjatë, do të ndjeheni më të qetë dhe më të relaksuar.

5. Provoni aromaterapinë
Aromaterapia përdor vajra esenciale si mjet për rigjallërimin e mendjes dhe trupit. Ju mund të shtoni vajra në vaskë ose mund t’i merrni përmes frymëmarrjes. Në varësi të aromave që ju zgjidhni, aromaterapia mund të ndihmojë me relaksimin, gjumin dhe të shërbejë si një mekanizëm për përballimin e stresit. Provoni të përdorni lavander kur keni nevojë për një nxitje.
Sigal