5 maji, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, Nishani, Rama e Meta vendosin kurora me lule

554
Krerët e Shtetit kanë zhvilluar homazhe sot në Varrezat e Dëshmorëve, në kuadër të ditës së 5 majit. Presidenti në detyrë Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta kanë vendosur kurora me lule tek memoriali “Nëna Shqipëri” për të nderuar të rënët e atdheut.
Rama dhe Meta kanë takuar veteranët dhe të afërm të të rënëve, me të cilët do të ketë edhe një drekë pas ceremonisë.
Sigal