5 euro taksë për shfrytëzimin e Rrugës së Kombit

606
Në shtator pritet të nisë aplikimi i tarifës 5 euro për kalimin në Rrugën e Kombit.Katër kompani kanë dorëzuar ofertat pranë Ministrisë së Transportit të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e garës së dhënies me koncesion të autostradës Milot-­Morinë, me qëllim ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e saj. Burime nga Ministria e Transportit, bëjnë të ditur se hapja e ofertave dhe vlerësimi i tyre do të bëhet më datë 15 shtator, në mënyrë që ky aks të kalohet vetëm duke paguar një taksë të caktuar. Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës ka publikuar njoftimin e kontratës për kompanitë e interesuara koncesionare dhe data 23 mars ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kërkesës për kualifikim.
Sigal