5 dhimbje që ju paralajmërojnë se keni nevojë për një vizitë tek mjeku

1213
Ne shpesh përpiqemi të shmangim vizitat te mjeku për dhimbje të vogla të trupit. Shumë prej tyre mund të mos jenë të rrezikshme por këto 5 dhimbje janë një paralajmërim se keni nevojë për një vizitë tek mjeku!
Mpirja e këmbëve: mund të përkojë me nevropati diabetike.
Disa nga simptomat e diabetit janë:
Goja e thatë
Etja dhe uria konstante
Lëkurë e irrituar e thatë
Vështirësi për të shëruar plagët
Urinim i shpeshtë dhe urgjent
Shikim i turbullt 
Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se dhimbja e gjoksit është shenjë e një problemi të zemrës. Megjithatë, dhimbjet e vogla në gjoks, fyt, nofulla, krah ose bark mund të tregojnë probleme serioze kardiake, shkruan “shëndeti”.
Dhimbje e fortë koke: shpesh, dhimbja e kokës mund të ndodhë për shkak të dehidratimit, tensionit dhe mund të zgjidhet duke pirë shumë ujë, duke pushuar, medituar dhe duke jetuar shëndetshëm.

Dhimbje shpine: Dhimbja e shpinës është një nga ankesat më të zakonshme fizike, dhe shumë njerëz vuajnë prej saj në mënyrë kronike. Megjithatë, një dhimbje e papritur në pjesën e prapme ose në zonën midis shpatullave mund të tregojë një problem në aortë, prandaj rekomandohet të vizitoheni tek mjeku!
Dhimbje të mprehta stomaku: duhen të hetohen nga një mjek menjëherë. Këto dhimbje mund të tregojnë probleme të tëmthit (përfshirë gurët e tëmthit), pankreasit.
Sigal