5 bimët që ju japin energji pozitive

589
Bimët konsiderohen si përçuese të energjisë pozitive. Mund t’i mbani në zyrë, në shtëpi ose t’ia bëni dikujt dhuratë.

5 bimë që ju japin energji pozitive:
Kaktusi:
Ata janë misteriozë dhe tërheqës, të rrezikshëm, por origjinalë. Konsiderohen si një mburojë ndaj njerëzve negativë, ziliqarë dhe keqdashës. Përveç kësaj, kaktusët thithin energjinë elektromagnetike të aparateve tona.

Jasmina:
Kush kalon pranë një lule jasmine e ka të vështirë të mos nuhasë aromën e saj të mrekullueshme. Një bimë që duket mahnitëse në kopësht me një aromë karakteristike dhe unike. Jasmina stabilizon energjinë, jep një ndjenjë paqeje dhe qetësie sa herë thithni aromën e saj. Mendohet se është bimë e dashurisë dhe sensualitetit.

Rozmarina:
Rozmarina gjithashtu ka një aromë karakteristike, të freskët dhe jep një ndjenjë mirësie. Ajo tërheq njerëz të cilët janë aktivë dhe të sinqertë. Në disa kultura, gjethet e saj janë vendosur në qoshet e shtëpisë për të tërhequr lumturinë.

Mentja:
Është një erëz që përdoret për ëmbëlsira, ushqime, karamele, akullore apo në shumë pije freskuese. Përveç vetive kurative, ajo përçon energji pozitive. Ajo jep një ndjenjë paqeje dhe qetësie, ndaj një çaj me mente është ideal për pagjumësinë.

Trumza:
Është një barishte ideale që duhet të jetë brenda çdo shtëpie ose në kopësht. Ajo ka një aromë të këndshme dhe eliminon zilinë dhe xhelozinë. Përmirëson vetëbesimin e njerëzve dhe jep një ndjenjë qetësie.
Sigal