48-vjeçari shqiptar në pranga në Milano, i sekuestrohen 54 kg marijuanë

521
Sigal

Policia
e Milanos ka sekuestruar sot 54 kg marijuanë, ndërsa në pranga ka rënë një
48-vjeçar shqiptar.

“Ansa.it” shkruan se shqiptarit iu
gjetën 75 gr kokainë në xhep, ndërsa pas kontrolleve të ushtruar në banesën e
tij u gjetën 54 kg drogë, të paketuara në 40 qese plastike.

Në shtëpi ka pasur edhe peshore për
peshimin dhe materiale për paketimin e dozave. Raportohet se nëse droga do të
hidhej në treg, ajo kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.