48 vjeçari, Ferdinand Rapaj u arrestua pasi ditën e djeshme kërcënoi me jetë 20 pasagjerët e një furgoni në Kavajë

565
Sigal

Rapaj ka qënë duke udhëtuar si pasagjer bashkë me rreth 20 persona të tjerë në një mjet tip “Volkswagen”, drejtues i së cilit ka qënë shtetasi L. B. Shtetasi Ferdinand Rapaj ka qënë i ulur në sediljen e parë paralel me drejtuesin e mjetit, kur gjatë lëvizjes në superstradë në afërsi të fshatit Blerimaj të qytetit të Kavajës, dyshohet të ketë nisur të flasë përçart dhe ka kërcënuar pasagjerët e tjere duke ju thenë; – “Më njihni ju mua. Unë ju vras të gjithëve”.


Me pas ka kapur timonin duke e devijuar mjetin, dhe si pasojë e kësaj mjeti është përplasur me trafikndarësen, e cila ka penguar daljen e tij jashtë rrugës që do të kishte sjellë edhe pasoja në jetë njerezore.

Drejtuesi i mjetit është munduar të mbajë kontrollin e tij dhe ka arritur ta ndalojë mjetin. Pasi mjeti ka ndaluar, shtetasi Ferdinand Rapaj ka tentuar të largohet por është mbajtur nga pasagjerët dhe më pas arrestuar nga policia.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë” e parashikuar nga Neni 79/ë – 22 i Kodit Penal.