46-vjeçarit nga Saranda i sekuestrohen 187 mijë euro, i vuri në mënyrë të paligjshme

606
Në kuadër të operacionit ”Vjeshtë 2017”, policia e Vlorës ka njoftuar ditën e sotme se ka bërë sekuestrimin e një llogari bankare me vlerë 187.000 Euro.
Sekuestrimi i llogarisë bankare, është bërë pasi sipas policisë dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme.
Llogaria bankare i përket J.G., 46 vjeç, banues në Finiq, Sarandë, i cili do të procedohet në gjendje të lirë.
Operacioni ”Vjeshtë 2017”, është ndërmarrë nga policia e Shtetit prej disa muajsh dhe ka si qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Sigal