46-vjeçari nga Elbasani fiksohet keq me 27-vjeçaren, e përndjek dhe i përplas…

627

Një 46-vjeçar me banim në Elbasan u arrestua nga Policia pasi ka përndjekur dhe i ka sjellë dëmtime materiale një vajze 27-vjeçare.

Sigal

Arian S. Pasi ka përndjekur gjatë ditës së djeshme vajzën 27-vjeçare me banim në Elbasan, dhe ka hasur në refuzimin e saj, ka zgjedhur t’i bëjë dëm të resë. Ai ka marrë automjetin e tij dhe ka përplasur makinën në pronësi të 27-vjeçares me inicialet Z.K.

Por ndërkohë, grupi hetimor gjatë kontrollit në banesën e 46-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe  126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm.

Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje.

Policia thotë se hetimet do të kryhen më tej nga Prokuroria e Elbasanit, për veprën penale “Përndjekja”,  “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.