4500 punonjës të policisë në gadishmëri gjatë ndërrimit të vitit

191

Plot 4500  efektiv të policisë janë angazhuar
dhe do të jenë në detyrë natën e ndërrimit të viteve. Policia e Shtetit ka bërë
më dije së për ruajtjen e rendit dhe sigurisë  do të këtë një prani të
shtuar të efektiveve si në sheshe ashtu edhe në akse rrugore,  ndërsa u
rikujton qytetarëve të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarreve dhe
konsumimin e pijeve alkolike  

E ndërsa të gjithë do të festojne pranë familjes
ditën e ndërrimit të viteve, ata që do të vijojnë të qëndrojnë në krye te
detyrës janë  forcat e policisë.

Plot 4500 efektiv në të gjithë vendin  do të
angazhohen , deri në datën 4 janar, për të garantuar siguri për qytetarët. Kjo
në kuadër të planit të masave të policisë të hartuar me rastin e festave të
fundvitit,  i cili ka nisur që prej 20 Dhjetor.

E gjitha policia ka kaluar në  në shërbim të
përforcuar, ndërsa   për natën e ndërrimit të viteve janë shtuar masat e
sigurisë  me qëllim garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë së jetës
dhe pronës së qytetarëve.

Në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe
është stacionuar nga një grup i FNSH –së ët cilat do  të patrullojnë 
edhe akset kryesore. Rëndësi edhe   parandalimin e aksienteve
rrugore  ku  në të gjithë territorin e vendit shërbimet e policisë
rrugore do të jenë prezente. Ndërsa në pikat e  kalimit kufitar janë
shtuar sportelet për të kryer sa më shpejt procedurat për qytetarët që hyjje
apo largohen nga shqiperia.

Jashtë vemendjes nuk është lene edhe kufiri i
gjelber. Për monitorimin e situatës në gadishmëri janë edhe efektivët e
Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm.

Policia e Shtetit porosit edhe njëherë të gjithë
prindërit që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarret pa praninë e
tyre.  Ndërsa gjithë drejtuesit e automjeteve, të mos përdorin alkool në
rast se do të qarkullojnë me automjetet e tyre, në të kundërt të përdorin
automjetet e transportit publik.