45-vjeçari nga Kruaja merr armën dhe paralajmëron me plumba kushëririn

105
Policia ka vënë në pranga ditën e sotme një 45-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë në drejtim të banesë së kushëririt të tij.
Bëhet fjalë për Xh.H, banues në fshatin Halil, i cili ka marrë armën dhe ka qëlluar tre herë drejt banesës të kushëririt, L.H, vjeç 46.
Policia pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka vënë në pranga 45-vjeçari si dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja.
Për hetime të mëtejshme, blutë e Krujës thonë se ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë