40 raste vjedhje energjie, 16 abonentë të arrestuar, 14 në kërkim

106
Policia e shtetit në bashkëpunim me operatorin e shpërndarjes së energjisë gjatë një javë përmes 115 grupeve të shpërndara në terren kanë kryer 3348 kontrolle. Janë evidentuar 40 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 40 autorë.
Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 16 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe shpallur në kërkim 14 të tjerë. Në gjendje të lirë ndoqen 10 persona. Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 1. 231 lidhje të abonentëve debitorë dhe 40 lidhje të paligjshme.
Gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht 3 punonjës të OSHEE-së. Gjithashtu janë kontrolluar 74 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.