40 ha pyje e kullota në Melgush e Bushat të Shkodrës, përfshihen nga flakët

564
Rreth 40 hektarë pyje e kullota në Shkodër janë përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri ka përfshirë këto sipërfaqe pyjesh e kullotash në fshatin Melgush e në Bushat.
Sigal

Tre zjarrfikëse kanë mbërritur në zonë për shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve në Bushat, ndërsa në Melgush situata paraqitet më problematike.

Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu edhe forca të shumta policie e ushtrie.

Vatrat e krijuara të zjarrit janë bërë rrezik për disa banesa që ndodheshin aty pranë, por situata po shkon drejt normalizimit.