Sigal

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), me pjesëmarrjen e Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë së Shqipërisë Arben Ahmetaj dhe Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë M. Ahmet Yörük do të shpallë ditën e nesërme rezultatet e Anketimit të bërë me Anëtarët e saj, lidhur me sfidat dhe mjedisin e të bërit biznes në Shqipëri në orën 17:00-18:00, në Plaza Hotel, kati 23. Takimi organizohet në kuadër të 4-vjetorit të themelimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi, i cili më pas do të shoqërohet më një pritje ku do të marrin pjesë të ftuar nga qeveria, shoqata biznesi, kompani dhe miq të Dhomës.