4 vjeçari shqiptar bie nga dritarja teksa po luante, në gjendje kritike në spital

544
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndoidhur në qytetin e Durrësit, atje ku një fëmijë 4 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Fëmija ka qenë duke luajtur mbi divanin në banesën e tij.  Vjeçari ka kërcyer disa herë mbi divan, por aksidentalisht gjatë një kërcimi ka përfunduar jashtë dritares që ndodhej pranë duke rënë kësisoj nga një lartësi e konsiderueshme. I mituri është identifikuar nga policia me inicialet M.P. 4 vjeç. 4 vjeçari ka rënë nga kati i tretë duke marrë plagë të rënda. Aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 29. 07. 2018, në lagjen nr. 12, shtetasi i mitur M. P. vjeç 4, duke luajtur në divanin e banesës së tij, në katin e tretë të pallatit, aksidentalisht ka rënë nga dritarja, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për ngjarje aksidentale.