4 muaj pa paga – Reagon TPD: ARMO, përgjegjëse për pagat në rafinerinë e naftës

575
Shoqëria Trading Petrol and Drilling sha ka reaguar ne lidhje me ngjarjen e sotme ne Rafinerineri e Fierit.
Përmes një deklaratë për mediat, TPD thotë se nuk ka asnjë lidhje me punonjësit. Sipas saj,
“Ndoqem me shqetesim ngjarjen ne Rafinerine e Fierit, ku nje punonjes i Armo sha kercenonte te kryeje nje akt ekstrem qe synon rikuperimin e pagave te prapambetura ndaj tij te cilat nuk i jane paguar ne baze te kontratave te punes, qe ai ka me kompanine ku eshte punesuar.Shoqeria TPD meson qe ky person pretendon se keto pagesa i detyrohen nga TPD, pavaresisht situates te pakendeshme ne te cilen detyrohemi te shprehemi, eshte e nevojshme te sqarojme opinion publik se shoqëria TPD nuk ka tashme asnje lidhje me pretendimet e punonjesit .TPD i ka pranuar dhe shlyer gjithmone detyrimet e veta”.
TPD sha sqaron se prej tre vitesh eshte njeri prej kontraktoreve të ARMO nepermjet nje marreveshje operimi te Rafinerise se Fierit.
Sipas saj, ne kete marreveshje, pergjegjesite dhe detyrimet ndaj punonjesve qendrojne me shoqerine ARMO.
Por edhe marreveshja ne fjale ka skaduar ne 31 dhjetor te 2016, dhe aseti i eshte dorezuar permbaruesve te ngarkuar nga bankat qe jane ne proces ekzekutimi te rafinerise se Fierit kundrejt kredive te pashlyera te ARMO sha ndaj tyre.
“Largimi i shoqerise ARMO dhe braktisja edhe e ketij aseti prej saj, ka krijuar detyrime te larta ndaj institucioneve te tjera, ndaj punonjesve te vete ARMO-s sic eshte rasti ne fajle, si edhe shoqerise tone TPD, e cila si investitor i rendesishem, jo vetem nuk ka krijuar detyrime ndaj te treteve, por eshte duke u perballur me presione dhe gjoba ndeshkuese, krejtesisht te padrejta, nga autoritetet shteterore” përfundon reagimi.
Sigal