36-vjeçari kërcënon policët me sëpatë në dorë, pas sherrit me komshiun

499
Sigal

Banorët e fshatit Taç Lart në Kolonjë janë tmerruar sot nga agresiviteti i një banori të tyre dhe kanë telefonuar policinë për ndihmë.

Një 36-vjeçar me iniciale B.A kishte bërë sherr me një fqinjin e tij 66 vjeç për arsye banale. Më pas, si të mos mjaftonte kjo, i kishte thyer me gurë xhamat e shtëpisë.

Policia mbërriti në fshat pas alarmit të dhënë nga bashkëfshatarët se konflikti mund të përshkallëzohet, mirëpo, siç e njoftoi edhe vetë, ai “ ka bërë rezistencë duke i ka kanosur për shkak të detyrës efektivët, me një sëpatë.”

Në këto rrethana, Policia e ka çarmatosur B.A, që doli se kishte qënë edhe më parë i dënuar për dhunë, dhunë në familjen e vet dhe e ka arrestuar.

Nga kontrolli në shtëpi ku ndodhej edhe babai i tij, F.A, 64 vjeç, Policia gjeti 22 kg kanabis si dhe 69 copë fishekë, krahas sëpatës.

36-vjeçari i arrestuar tanimë akuzohet për 4 vepra penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Kanosja për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës”.

Po ashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj babait të tij F.A, për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Dosja e të dyve i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.