Sigal

Në një kohë kur këto ditë festash mbizotërojnë kudo manifestimet me ngjyrat kuq e zi, një vajzë nga Fieri na surprizon me krijimin e saj të veçantë me rastin e 106-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Ajo quhet Lediana Sula, është 22-vjeç dhe ka krijuar simbolin e flamurit kombëtar duke përdorur 36 mijë gozhdë.

Lediana e ka bërë publik punimin përmes një statusi në adresën e saj në facebook, ku rrëfen se për realizimin e këtij tij i janë dashur më shumë se dy muaj.

Mbi punën e realizuar me shumë dashuri, siç thotë edhe vetë ajo, ka shkruar vargjet e poetit të madh Rilindas Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar”.

Statusi i plotë i Ledianës:

Punimi më me dashuri që kam punuar ndonjëherë, pasi i dedikohet pikërisht flamurit më të bukur në botë. 36000 gozhdë që shënjojnë pikërisht çdo një prej sakrificave të vazhdueshme ndër shekuj të shqiptarëve për të patur kombin që kemi ne sot. Një punim i cili ka zgjatur për më shumë se 2 muaj për t’u realizuar, kur shpesh nata bëhej ditë pa e kuptuar, megjithëse do doja ta mbaja në dhomën time, kam vendosur ta ofroj për të gjithë ata që mund të jenë të interesuar. Gëzuar 28-29 Nëntorin! Për një Shqipëri të begatë!”