300 banorë padi kundër drejtorit të Rrugëve, Dashamir Xhika

168
Mbi 300 familje pranë Shkëmbit të Kavajës do të ngrenë padi kundër Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, pasi autoriteti i drejtuar prej tij, u ka hequr një mbikalim që i lidhte me zonën e plazhit, duke u dëmtuar bizneset dhe investimet që arrijnë në miliona euro. Madje banorët thonë se padi do të bëjnë edhe ndaj Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Kryeministrit Edi Rama. Mbikalimi lidh dy anët e rrugës në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Sipas banorëve ARRSH ka premtuar disa herë për rivendosjen e këtij mbikalimi të rëndësishëm për ta, por ende nuk është marrë asnjë masë.
Njëra mban datën 18 Maj 2016, me numër 3/44213 dhe tjetra në datën 27 Qershor të këtij viti. E fundit i është drejtuar Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, nga një shtetas italian, administrator i një biznesi italian me 173 apartamente dhe 43 njësi shërbimi.