30-vjeçari në Durrës prish 2 bankomate dhe thyen xhamin e Wester Union, policia: Ishte i dehur!

488
Sigal

Një 30-vjeçar është arrestuar në qytetin e Durrësit, pas akuzave se ka dëmtuar dy bankomate dhe një pikë të Ëester Union. Sipas policisë, i riu me inicialet K.B ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka dëmtuar mbrojtësen e dy bankomatëve dhe ka thyer xhamin e derës së Ëester Union-it.

“Më datë 17.04.2019, rreth orës 04:45, në lagjen Nr. 13 , Durrës,  shtetasi K.B.,30 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 , Durrës, në gjendje të dehur ka dëmtuar mbrojtësen e dy  bankomatëve të bankave të nivelit të dytë si dhe ka thyer xhamin e derës së Ëester Union, të cilat ndodhen në afërsi të njëra- tjetrës.

Shërbimet e Policisë kanë  bërë shoqërimin e shtetasit K.B në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

I riu mësohet se nuk ka marrë para aty dhe nuk dihet nëse vjedhja ka qenë qëllimi i tij.