30 mijë mësues pa kontrata pune, dy “çakejtë” e sindikatave përlajnë e shqyejnë mes tyre aq miliona sa buxheti i Gramshit

550
Sigal

Xhelepexhiu Kaptelli, pranon që bashkë me Dobrushin mbushin “thasët”, por
nuk “sqarojnë” fatin e milionave sa 10 banesa sociale çdo vit


Gazeta Telegraf/


Përparim HALILI

 

Skandali i kuotave sindikale në arsim, paçka se ka emërtesën “kuotë
anëtarësie mujore”, realisht e ligjërisht është abuzim konkret me objekt
trajtimi penal, që fshatçe quhet “vjedhje”! Në 2-3 reagime të hedhura si citate
në “FB” prej “mbetjeve në arsim” dhe të dërguara si trakte “njësitesh guerile”
prej bozhibozukësh e batakçinjsh të futur në bordero mësuesish thjeshtë dhe vetëm
se janë katandisur deri në atë derexhe sa t’i lëpihen edhe Nokes, pranojnë dhe
mbrojnë krimin e bërë prej dy bashkë-zhvatësve e bashkë-pazarxhinjve Kaptelli-Dobrushi.
Edhe në përgjigjen e dërguar në “Telegraf” prej “dora vetë”, kreut të SPASH, “profesor-doktor
i lauruar” Nevrus Kaptelli, pranohet fakti që mësuesve u mbahet nga paga mujore
vlera 100 lekë të reja. Por sipas tyre, kjo vlerë mësuesve u ndalet dhe u zhvatet…
“me dëshirën e tyre”! Kjo “firmosje me dëshirë” në lista bosh të diktuara nga
sindikata dhe drejtoritë e arsimit në qarqe, rrethe e shkolla edhe me urdhër të
ministrisë, sipas 2507 mesazheve denoncuese që na kanë ardhur deri dje në
redaksi prej mësuesve nga i gjithë vendi, thuhet se zbatohet me këtë skenar paligjshmërie,
presioni e dhune administrative: Dy “çakjetë” Nevrus Kaptelli e Xhafer Dobrushi
që kanë “kanë kapur për fyti” dy sindikatat në arsim, çojnë formularë listash bosh
në Drejtoritë Arsimore të Qarqeve. Drejtorët e DAR, janë të parët delenxhinj e
servilë të ministres, që nisin dhe fusin në “darë” mësuesit, duke dërguar urdhrat
dhe formularët e listave bosh në Drejtoritë Arsimore të Rretheve. Drejtorët e ZAR
(zyrave të rretheve), duke qenë se janë “zare” në përdorim, vazhdojnë i bien “sazeve”
të Drejtorëve Rajonalë të Arsimit. Këta formularë lista bosh “defterë bakalli”
që kanë vulë e firmë të krerëve të SPASH e FSASH, i dërgojnë nëpër drejtoritë e
shkollave, shoqëruar me urdhrin që të plotësohen e firmosen urgjent nga
mësuesit me deklarimin “pranoj ndalesën në bankë të kuotës 100 lekë në muaj për
bashkë-sindikatën kaptelli-Dobrushi! Dhe krimi i zhvatjes së pagave të mësuesve
nën termin “kuotë sindikale”, konkretizohet në zyrat e drejtorëve të shkollave,
shumica (sipas denoncimeve që kemi) janë injorantë, të paaftë,
shpirt-katran,qylaxhinj, imoralë, batakçinj e zvarranikë bisht-përdredhës që
jaragaviten pas pushteteve politike. Në “hijen” e drejtorëve të shkollave, që
shpesh u kujtojnë mësuesve se “është urdhër nga drejtoria rajonale dhe nga
ministrja Nikolla”, mësuesit e trembur prej frikës së largimit nga puna, që
ndoshta edhe e kanë blerë me miliona lekë, detyrohen të firmosin në këto lista,
që dy xhambazët Kaptelli e Dobrushi të mbushin thasët me milionat e zhvatura
prej pagave të tyre! Prej këtij vendi krimi, listë-krimet e kuotave dërgohen në
zyrat e Drejtorëve Rajonalë të Arsimit, të cilët çojnë urdhrat e ndalimit të
100 lekëshit nëpër banka 1 herë në 6 muaj, ose 1 herë në vit, sipas oreksit të “djaloshit
qejfli” Kaptelli dhe sipas shpenzimeve të pleqërimit të “Mere” Dobrushit! Sipas
investigimit tonë, zbulohet një skandal tjetër. mësuesit nuk kanë kontrata pune
me drejtorët e shkollave, madje as me drejtorët rajonalë e as me sindikatën.
Kontratë pune dot thotë marrëveshje e shkruar me bojë e jo e recituar me gojë!
pikërisht këtë kontratë pune nuk e ka asnjë prej 30 mësuesve dhe edukatorëve në
Shqipëri (këtë numër e deklaroi ministrja Lindita Nikolla, ditën e nisjes së
vitit mësimor 2016-2017). As sindikata nuk ka Kontratë Pune të Nivelit të Parë
me Ministrinë e Punës, por vazhdon e zhvat lekët me kontratën e vitit 2015! Drejtorët
e DAR, pranojnë që nuk ka kontrata pune mes palëve punëdhënës-punëmarrës siç e
detyron Kodi i Punës, ku duhet të firmosin Drejtorët e shkollave, sindikata ku
është anëtar mësuesi dhe vetë mësuesi si punëmarrës! Kjo quhet kontratë Pune e
Nivelit të Tretë dhe e detyron ligji. Po ky përfundojnë këto miliona me vlerë
360 milionë lekë në vit, ose më saktë sa 10 banesa sociale në çdo vit! Po ku
përfundojnë këto miliona, që çuditërisht dy “çakejtë e SPASH dhe FSASH, “agallarët”
e sindikata-mejhaneve private Kaptelli e Dobrushi, i shqyejnë në mirëkuptim në
pjesë të barabarta 50% me 50%, duke i arkëtuar e  tërhequr në të njëjtën ditë në prag të Vitit
të Ri, kur të gjorët mësues të tallur e të tradhtuar prej këtyre dy
sindikatave, mbeten pa pagën e 13, ose pas Vitit të Ri, kur këtyre dy
“agallarëve” u duhen miliona për ta nisur vitin “me bereqet”, por edhe në fund
të vitit mësimor që të shullëhen në plazhet luksoze ët botës, kur deri dje
laheshin në kanalin vaditës të fshatit.

 

Zbardhje të plotë krimit me financiat e SPASH e FSASH

 

Në vijim, do të zbardhim me shkresa zyrtare faktet reale se për çfarë “punësh”
janë shpenzuar këto miliona që janë sa buxheti vjetor i Bashkisë së Gramshit…
Sa për kujtesë, mësuesit dhe opinioni do të shokohen prej letrave të pista të shpenzimeve
të bëra prej dy “agallarëve” të SPASH e FSASH dhe “Mon Kukaleshëve” të tyre.
Nuk do të ketë asnjë tërheqje, përkudndrazi do të bëjmë hapjen e “kapakut të
kësaj pusete” të mbushur me abuzime me financiat e sindikatave, për të cilat
Kaptelli, në reagimin e tij dërguar gazetës, deklaron se nuk jep askund llogari
përveçse përpara mësuesve anëtër sindikate, dmth., “ujku do të jap shpjegime
përpara “viktimave” të tij që nuk guxojnë të flasin, mbasi fluturojnë nga
puna!  


Lëndë e parë për drejtësinë

 

Zoti Kaptelli e Dobrushi, jepni përgjigje për këto pyetje që kanë brenda
krimin financiar me kuotat sindikale dhe pazaret kundër interesave
social-ekonomike të mësuesve

 

1.      Sa milionë lekë janë ndalur realisht si
kuota sindikale, nga pagat e mësuesve?

2.      Kur janë tërhequr dhe për çfarë objekti
shpenzimesh?

3.      Nga cilët janë tërhequr këto miliona?

4.      Me ç’urdhër janë tërhequr?

5.      A i janë falur BSPSH miliona nga këto
kuota?

6.      Ku janë transferuar e tjetërsuar
milionat e kuotave sindikale dhe të 
ardhurat e tjera?

7.      A ka pasur dhe a ka të ardhura të tjera
financiare të depozituara në llogaritë bankare ilegale me emra të familjarëve
të zotërinjeve Kaptelli e Dobrushi?

8.      A është zbatuar  Statuti, për shpenzimet e bëra?

9.      A kanë dijeni për shpenzimet mësuesit,
që janë edhe pagues të kuotave?  

10.  A duhen zbardhur pasuritë personale të
drejtuesve të këtyre sindikatave?

11.  A ka të ardhura nga shitja, apo qiratë e
ish-kampeve dhe objekteve të regjistruara me emra personalë drejtuesish
sindikalë që në kohën e “Xhekës”?

12.  Sa familjarë të tyre janë pjesë e
strukturave drejtuese, apo financiare të sindikatave të arsimit?

13.  A kanë bër pazare ky batakçinjtë e
sindikatave të arsimit me kupolën e ministrisë, për të bërë gjoja sikur mbrojnë
mësuesit e larguar nga puna?