3 tërmete në Greqi, lëkundjet ndjehen dhe në Himarë e Tiranë

574
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e Himarës në jug të vendit, por edhe në kryeqytet nga një tërmet që si epiqendër kishte fqinjin tonë Greqinë.
Në shtetin helen tërmeti me magnitudë 6.1 ballë e shkallës Rihter ka shkaktuar lëkundje të forta.Epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë 27 km larg Gjirokastrës.
Pas tërmetit të parë në Greqi janë regjistruar dhe dy tërmete të tjera, 4 dhe 3.8 ballë.
Sigal