3 kamionë me lëndë drusore ndalohen nga ISHMP, arrestohen shoferët

535
Tre mjete të ngarkuara me lëndë drusore janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve. Ndalimi mjeteve është bërë pranë Urës së Tapizës, ndërsa është bërë edhe arrestimi i shoferëve nga uniformat blu të Kamzës. Dy kamionë ishin ngarkuar me lëndë drusore dërrasë ahu, ndërsa njëri ishte i ngarkuar me dru zjarri lisi. Ndërkaq, Inspektoriati i Policisë Pyjore po vijon me veprimet shkresore në ngarkim të tre drejtuesve të kamionëve nga Mati.
Sigal