3 ditë pa drita në Tiranë, këto janë zonat që do të preken

734
Shumë qytetarë të kryeqytetit të Shqipërisë do të duhet të durojnë në 3 ditët e ardhshme ndërprerjen e energjisë elektrike.
OSHEE ka bërë një njoftim ku lajmëron qytetarët që jetojnë në “Rrugën e Dibrës”, “Rrugën Riza Cerova” dhe “Rruga Siri Kodra”, se nuk do të kenë (pjesërisht) energji elektrike për ditët në vijim. 
Shkak është bërë një ndërhyrje në nënstacionin e Karbit, ku OSHEE do të investojë për fuqizimin e sistemit.
Njoftimi i OSHE:
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se për shkak të investimit për fuqizimin e nënstacionit të Karbit, do të ketë kufizime energjie në këto zona në Tirane:
6-7-8 Nëntor, Ora 09:00-13:00
Rr Siri Kodra (pjesërisht), Rr Dibrës, Babrru, Rruga Riza Cerova.
Sigal