29-vjeçarit nga Elbasani i ikën gruaja, kërkon ndihmën e policisë

814
Një burri nga Elbasani i ka ikur gruaja dhe duke mos pasur mundësi tjetër për gjetjen e saj, ai i është drejtuar policisë.
29-vjeçari ka shkuar në policinë e Elbasani, ku ka bërë me dije se i ka ikur gruaja nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. 
Policia me t’u vënë në dijeni, është vënë në kërkim të gruas së 29-vjeçarit, për gjetjen e saj dhe sqarimin e kësaj situate.
Deri tani nuk dihen arsyet e këtij veprimi ekstrem të gruas, por do të jetë ajo që do të hedhë dritë mbi këtë ngjarje.
“Më datë 08.04.2018, shtetasi G.B, 29 vjeç, banues në fshatin Bërzeshtë, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia F.B, vjeç 26 . Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.”, -thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal