29 Nëntori, Durrës: Nderohet kujtimi i dëshmorëve

618
Bashkia e Durrësit zhvilloi të dielën një ceremoni përkujtimore me rastin e 71-vjetorit të çlirimit të vendit, ku drejtues të pushtetit lokal, deputetë, veteranë dhe qytetarë bënë homazhe dhe vendosën kurora në Mauzoleumin e Dëshmorëve, në nderim të të rënëve në Luftë. Kryebashkiaku Vangjush Dako tha se më 29 nëntor gjithë Shqipëria kujton e nderon ata që e deshën aq shumë këtë vend sa dhanë dhe jetën e tyre për të. Durrësi është në qendër të historisë shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, sepse ishte pikërisht ky qytet ku filloi historia e Luftës Nacionalçlirimtaremë 7 prill 1939 dhe ku u dëgjuan krismat e para antifashiste në Evropë.

“Pikërisht, më 7 prill në Durrës ranë dëshmorët e parë, si Heroi i Popullit Mujo Ulqinaku dhe bashkëluftëtarë të Bashkia e Durrësit ka zhvilluar një ceremoni me rastin e 71 vjetorit të çlirimit të vendit (5)tjerë, që u flijuan në mbrojtje të trojeve tona. Të tjerë demonstruan kundër pushtimit fashist ku ranë dëshmorë të rinjtë komunistë Sotir Noka, Dalip Tabaku, Aleksandër Goga etj”, theksoi ai. Në ceremoninë e sotme përkujtimore u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit.
Sigal