27 vjeçari u gjet i pajetë në Digën e HEC-it, policia jep informacion zyrtar

637
Sigal

Pasi trupi i pajetë i një mashkulli u gjet në digën e HEC-it të Rrapunit në Librazhd, Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare.

Mësohet se viktima është identifikua, ndërsa bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B.K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administrative Lunik.

Ka qenë roja i HEC-it ai që ka njoftuar policinë se kishte parë një person të futej në digë dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në lidhje me informacionin e dhënë nga roja i digës së HEC-it të Rrapunit, Librazhd se gjatë mbrëmjes së djeshme një shtetas ishte futur në hidrocentral dhe nuk ka dalë më, Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd në bashkëpunim me punonjësit e HEC-it është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të shtetasit B .K., 27 vjeç, banues në Njësinë Administrative Lunik, Librazhd.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.