250 punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë, mbyllja minierës varfëron zonën

557
Në Fushë-Arrëz është mbyllur kompania koncesionare e nxjerrjes dhe pasurimit të Bakrit “ Ber Alb”. Kjo kompani ka njoftuar 250 punonjësit e saj se do të mbyllë aktivitetin për një vit, duke lënë në mes të rrugës 250 punonjës e kësaj kompanie. Kjo kompani kishte njoftuar ditë më parë punonjësit se do mbyllte aktivitetin, me pretendimin se rënia e çmimit të mineralit ka ulur ndjeshëm fitimet e saj dhe për këtë arsye, për një vit nuk do të vazhdojë punën. Por 250 punonjësit e kësaj kompanie nuk besojnë se është ky shkaku që kjo kompani po bllokon punën, por ka diçka tjetër në mes, e cila pengon aktivitetin në mënyrë të lirshme të kësaj kompanie. Punonjësit pretendojnë, se kjo kompani ka mbyllur aktivitetin me nisjen e aksionit të informalitetit, duke pretenduar se aktiviteti nuk ka qenë i rregull dhe për pasojë është bërë dhe mbyllja. Një tjetër arsye sipas punonjësve, mund të jetë dhe shitja me 50% të aksioneve të “Ber Alb” një kompanie kineze rreth një vit më parë, e cila duket se ka sjell dhe përplasjet mes aksionarëve për kostot. Këto janë arsyet e vërteta sipas punonjësve, të cilët tashmë janë pa punë. 250 punonjësve fillimisht u është thënë se do të bëjnë 12 ditë pushime dhe me pas do të riktheheshin në punë, Por nuk ka ndodhur kështu, pasi me kthimin e tyre në vendin e punës, iu është bërë dhe njoftimi në lidhje me mbylljen e aktivitetit për një vit të kompanisë koncesionare të nxjerrjes dhe pasurimit të Bakrit “ Ber Alb”. Ky njoftim i dhënë, ka habitur punonjësit, të cilët i kanë kërkuar “Ber Alb” të shpall falimentin, në mënyrë që qeveria t’ia jap koncesionin një tjetër kompania, por kjo kompani nuk ka pranuar të bëjë këtë kërkesë ndaj qeverisë, duke lënë punonjësit pa një përgjigje. Premtimi që kanë marrë punonjësit, të cilët me mbylljen e kësaj firme, mbeten në mes të katër rrugëve, është se gjatë periudhës 1 vjeçare, këta punonjës do të paguheshin me 20 mijë lekë në muaj, por kjo nuk është pranuar nga 250 punonjësit, duke tërhequr të gjitha sendet e tyre personale që ndodhet në ambientet e punës së kësaj kompanie. Duke u shprehur se me shumë mundësi, se kthimi pas një viti nuk do të bëhet dhe se kjo kompani po i gënjen. 
250 punonjësit e larguar nga kompania kërcënojnë me protesta
Vendimi që kanë marrë 250 punonjësit e njoftuar për largimin nga puna për një periudhë një vjeçare, është ajo e fillimi të protestave, duke thënë se do kërkojnë drejtësi, pasi justifikimet e dhëna nga kompania koncesionare e nxjerrjes dhe pasurimit të Bakrit “ Ber Alb”, janë të pabaza dhe se nuk është kjo arsyeja e vërtetë e bllokimit të punës. Ata kërkojnë ndihmën e qeverisë, ndërsa paralajmërojnë se shumë shpejt do të nisin protestat, nëse nuk gjendet një zgjidhje në lidhje kthimin e tyre në vendet e punës. Kushtet që janë vendosur për të t’i paguar me një shumë prej 20 mijë lekësh për periudhën që kompania nuk do të jetë në funksion, nuk ofron një zgjidhje për këta punonjës, ndërsa zgjidhjen e kësaj çështjeje, sipas punonjësve mund ta bëjë vetëm qeveria, duke ia dhënë koncesionin një tjetër kompania, kusht të cilin vetë kompania “Ber Alb”, nuk e ka pranuar, duke mos bërë asnjë kërkesë ndaj qeverisë, mosmarrëveshje e cila ka lënë pa punës 250 punonjës. 
Sigal