24-vjeçarja bëri seks dhe nuk u pagua, plagos shoqen pas sherrit

573
Sigal

Grindja me fjalë me
fjalë mes dy shoqeve, që ushtronin prostitucion në Tiranë, ka përfunduar me
përballje fizike dhe plagosjen e rëndë të njërës prej tyre. Ngjarja ka ndodhur
pranë rrugës së Elbasanit në qershor të vitit 2016, ku 24-vjecarja Anxhela X.
akuzohet se ka qëlluar me një mjet prerës shoqen e saj A., duke i shkaktuar
plagë në bark, gjoks dhe fytyrë, shkruan “Panorama”. Pak ditë më parë Gjykata e
Tiranës ka përfunduar gjykimin ndaj të pandehurës Anxhela, duke e dënuar me 2
vjet burg për akuzën e “plagosje të rëndë me dashje”.

Sipas vendimit të
gjykatës, e dëmtuara ka pretenduar se njihet prej vitesh me të pandehurën dhe
se kanë ushtruar prostitucion. Në muajin maj 2016, e dëmtuara E. ka qenë në
Tiranë me një shokun e saj. Ajo i ka telefonuar të pandehurës Anxhela për t’i
thënë se shoku i saj kishte dëshirë të kryente marrëdhënie seksuale me të
kundrejt pagesës. Anxhela ka pranuar dhe është takuar me të shoqen e saj dhe
djalin në një hotel në autostradë. Ajo është larguar me këtë të fundit dhe
është kthyer pas dy orësh. Gjatë kësaj kohe vajza ka qëndruar në kafe, shkruan
“Panorama”. Pasi janë ritakuar, Anxhela i ka thënë asaj se nuk kishte vepruar
mirë, pasi djali që kërkoi “shërbim” nuk e kishte paguar. Megjithatë, ato kanë
vazhduar normalisht bisedën dhe A. i ka përcjellë me makinë. Në ditët e para të
qershorit, Anxhela X. dhe E. K. janë takuar sërish me njëra tjetrën pranë
rrugës se Elbasanit. Duke shkuar ne drejtim te Qytetit Studenti mes tyre ka
lindur një debat me fjalë. Ky debat ka precipituar dhe Anxhela X. e ka goditur
shoqen e saj me anë të një mjeti prerës, thikë.

Pas kësaj, e pandehura
Axhela është larguar nga vendngjarje ndërsa shtetasja E. është ndihmuar nga
kalimtarë të rastit, të cilët e kanë dërguar në spital ku, edhe ka marrë ndihmë
të kualifikuar mjekësore. E dëmtuara ka preteduar se është goditur me thikë nga
shoqja e saj në formë kërcënimi, që të mos tregonte në polici për veprimtarinë
e paligjshme që kryente Anxhela, atë të “ushtrimit të prostitucionit” dhe
marrje të lëndëve narkotike, shkruan “Panorama”. Nga hetimi ka rezultuar se
mjeti i përdorur në ngjarje nuk i përmbush kushtet e armës së ftohtë. Ndërsa
akt-ekspertimi mjeko¬ligjor i të dëmtuarës ka konstatuar dëmtime të shkaktuara
me një mjet thikë në bark, fytyrë dhe gjoks. “Këto dëmtime kanë qenë të rrezikshme
për jetën në çastin e shkaktimit të tyre. Për pasojë, ato klasifikohen si
‘plagosje e rëndë’”, thuhej në vendimin e gjykatës. Nga ana tjetër, e pandehura
Anxhela X. nuk ka pranuar të japë shpjegime per ngjarjen dhe shkaqeve që e
shtynë të kryente krimin.