234 kg drogë shqiptare kapet në Janinë

598
Policia e Janinës ka arritur të godasë një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke vënë nën sekuestro një sasi prej 234 kilogramësh hashashi.
Droga vinte nga Shqipëria dhe është kapur në fshatin Vassiliko të Janinës, së bashku me 3 trafikantë shqiptarë.
Droga po transportohej përmes makinës dhe është ndaluar në një zonë pranë kufirit mes dy shteteve.
Mediat lokale nuk kanë bërë me dije emrat e shqiptarëve të arrestuar.
Sigal