22-vjeçari shqiptar në Itali u vra nga një prift

706
Sigal

Një 22-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje me pistoletë nga një prift italian, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, në qytezën Sinalunga në afërsi të Sienës. Policia italiane arrestoi priftin vrasës, 43-vjeçarin Xhulio Sale me origjinë nga Sardenja.

Hetuesit thanë se 43-vjeçari e qëlloi shqiptarin me plumb në qafë, në hyrje të banesës së një familjeje nga Shqipëria, me të cilët viktima nuk kishte lidhje gjaku.

Plumbat i shkaktuan plagë të rënda 22-vjeçarit, i cili ndërroi jetë vetëm pak minuta pasi u qëllua. Vrasësi italian u largua me shpejtësi drejt një zone pyjore pranë vendngjarjes.

Në njërën nga këmbët kishte plagë, pasi gjatë arratisjes ra në një hendek për shkak të errësirës së natës. Pranë vendit ku u gjet, policia zbuloi edhe armën e krimit.

Identiteti i shqiptarit të vrarë ende nuk është bërë i ditur. Por dyshohet se motiv i ngjarjes është një larje hesapesh të vjetra.