22-vjecari gjendet i vdekur në burgun e Rrogozhinës

59

Një i burgosur është gjetur i vdekur në
qelinë e burgut të Rrogozhinës. Burime nga policia bëjnë me dije se i burgosuri
Estref Halili, 22 vjeç u gjet nga forcat e sigurisë i varur në tualetin e
burgut.

22-vjecari, banues në fshatin Kolonjë të
Lushnjës ishte transferuar nga qyteti i Fierit për në burgun e Rrogozhinës më
datë 26 dhjetor 2016.

Ai ishte ndaluar nga policia më 26
dhjetor, pasi në makinën e tij tip ‘Volkswagen’ iu gjet një dozë lëndë
narkotike kanabis, si dhe një thikë.

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet që e
kane shtyrë të riun t’i japë fund jetës duke u vetëvarur në tualetin e burgut.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.