22 shtatori, dita pa makina, ja akset ku qarkullohet

561
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore ka njoftuar të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore, subjektet private që përdorim mjete rrugore se nesër (22 Shtator) qarkullimi i automjeteve përreth sheshit Skendërbej do të ketë kufizime
• Ndalohet qarkullimi i mjeteve në Sheshin Skënderbej më datë 22 shtator .
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:
– Te kryqëzimi i rrugës “Ded Gjo Luli” me bulevardin “Zog i I”, drejtim i detyruar djathtas.
– Rruga “Ded Gjo Luli”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Zog i I” deri në rrugën e “Durrësit”.
– Në kryqëzimin e rrugës “Ded Gjo Luli” me rrugën “Durrësit”, drejtim i detyruar drejt djathtas.
– Në kryqëzimin e rrugës “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas.
– Në kryqëzimin e rrugës “Kavajës” me rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, drejtim i detyruar djathtas.
– Në kryqëzimin e rrugës “Luigj Gurakuqi” me rrugën “George Ë Bush”, drejtim i detyruar djathtas.
– Ura që lidh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan D’Ark”, lëvizja e mjeteve nga sheshi Nënë Tereza – Ura e madhe do të jetë me drejtim majtas.
– Në kryqëzimi i rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.
Mjetet e transportit publik – Ndërkohë Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore njofton se Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin Skënderbej nga rruga e Dibrës do të devijohen në rrugën Urani Pano.
Mjetet e transportit publik me drejtim sheshin Skënderbej nga rruga e Kavajës dhe Durrësit do të devijohen në rrugën Ibrahim Rugova.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në zbatimin e kësaj urdhërese.
Sigal