214 efektivë të FA-së të angazhuar në misione paqeruajtëse

534
Sigal

214 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit. Forcat e Armatosura të vendit tonë janë pjesë e pandarë e operacioneve të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe koalicionet e përbashkëta të partnerëve tanë strategjike. Deri më tani janë 5 vende ku forcat tona të armatosura kryejnë misione paqeruajtëse.

Në Letoni duke filluar nga qershori i viti 2017. Kontingjentet shqiptare në këtë grup-batalion përbëhen nga 18-23 ushtarakë, të cilët ndërrohen çdo 6 muaj. Deri më tani kanë shërbyer në Letoni 4 kontingjente shqiptare, ndërkohë i fundit ishte nisur në dhjetor të vitit 2018.

Që prej vitit 2002, Forcat e Armatosura shërbejnë edhe në misionet e NATO-s në Afganistan. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të angazhuara në operacionin ushtarak të NATO “Sea Guardian”, në Nëntor 2016, në detin Egje me 1 anije e klasit “Iliria” dhe një ekuipazh prej 21 ushtarakësh. Misioni, është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s.

Që prej anëtarësimit të Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë shërbejnë në KFOR, në operacionin e drejtuar nga Aleanca në Kosovë. Nga viti 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion edhe me një grup special. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u angazhuan në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, në nëntor 2016, në Republikën e Malit, Afrikë.