“21 Janari”, Gjykata shpall të pafajshëm Prendin dhe Hoxhën

585
Dy ish-drejtuesit e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha, të akuzuar për “shpërdorim detyre” janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Tiranës. Sipas Prokurorisë, Prendi si ish-Komandant i Përgjithshëm i Gardës dhe Hoxha, si zëvendësi i tij, deri në vitin 2013, duhej të shpalleshin fajtorë pasi kishin firmosur dhënien e pagës së 7 muajve, Shefes së Sektorit të Personelit të Gardës, Shqipe Jasimit, kur ajo nuk kishte qenë asnjë ditë në punë. Hetimi nisi pas një kontrolli të Ministrisë së Brendshme në Gardë.
Sigal