20 minuta në prokurori dhe Tahiri nuk flet më për hetues të korruptuar

511
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të gazetarëve për detajet nga dosja e Emiljano Shullazit, pasi u mor në pyetje në prokurori. Ai qëndroi për rreth 20 minuta para prokurorëve të çështjes, por kaq u desh që të ndryshonte retorikën dhe të fliste për rëndësinë që ka llogaridhënia e politikanëve para institucioneve të drejtësisë. Deri dje Tahiri fliste për prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, ndërsa pas marrjes në pyetje tha se ishte shumë e rëndësishme që politikanët të japin llogari në prokurori dhe të respektojnë institucionet e drejtësisë.
Sigal