20 mijë euro dëm kompanisë së internetit në Tiranë, menaxheri: Po na vjedhin

576
Menaxheri i një kompanie interneti në Tiranë ka denoncuar në Polici një ndërhyrje kibernetike në rrjetin e kompanisë së tij, veprim që i ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik.
Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se seksioni për Hetimin e Krimeve Kompjuterike ka nisur procedim penal pas denoncimit që ka bërë shtetasi Sh.S., 35 vjeç. Ky i fundit ka deklaruar se persona të paidentifikuar, duke i ndërhyrë në sistemin “VOIP”, në kompaninë që ai menaxhon, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej afro 20 mijë eurosh.
Ai ka sqaruar se “VOIP” (Voice over Internet Protocol) është rutimi i zërit me internet. Burimet sqaruan se ekzistojnë disa protokolle dhe metoda për thirrjet “VOIP”, standardet quhen SIP dhe H.323. Këto lloj shërbimesh e lidhin thirrësin direkt me user “VOIP”, ndërsa numrat e aksesit kërkojnë që numri të lidhet me user-in.
Thirrjet përmes këtij shërbimi zakonisht konsiderohen si lokale dhe janë falas për ata që flasin brendapërbrenda “VOIP”, ndërsa jashtë tij kanë një pagesë mujore.
Nisur nga këto rrethana, është konstatuar se thirrjet, edhe pse kanë qenë jashtë rrjetit, me anë të ndërhyrjes kompjuterike janë faturuar si falas, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm kompanisë së internetit.
Për këtë arsye, menaxheri që ka denoncuar ngjarjen, ka dyshime se mund të jetë edhe një ndë- rhyrje për çështje konkurrence.
Sigal