20 kg drogë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari

571
Sigal

Një i ri 27-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia pasi ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike.

Në prangat e policisë ra shtetasi D.K, 27 vjeç, banues në fshatin Kçar i poshtëm. Në cilësinë e provës materiale të riut iu gjetën 20 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në makinën e tij.

D.K akuzohet për “trafik narkotikësh”. Policia njofton se droga ishte nisur drejt Malit të Zi.